Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, nesër do të udhëtojë për në Beograd pas vizitës në Prishtinë.

Sllovaku do të qëndrojë në Serbi deri më 1 korrik dhe do të takohet me liderët shtetërorë atje.

Lajçak po bën përpjekje që të aranzhojë një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq s’kanë pasur takim sy më sy në kuadër të dialogut që nga korriku i vitit të kaluar.

Javën e kaluar, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, u dakorduan që të zbatojnë udhërrrëfyesin për marrëveshjen për energjinë.

Kjo marrëveshje përcakton që kompania ‘Elektrosever’ pronë e shtetit serb të operojë në katër komunat veriore.

Elektrosever u licencua nga ZRrE në mbledhjen e fundit të bordit të këtij institucioni.

Go to TOP