Lajçak e asistenti i presidentit Biden, diskutojnë për Ballkanin Perendimor

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor me drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe asistent Special i Presidentit Biden.

Në një postim në platformën “X” Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe ShBA-së.

“Më vjen mirë që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të ShBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-ShBA”, ka shkruar Miroslav Lajçak. /Kosova.info/

Go to TOP