Lajçak dhe Bislimi diskutuan për zbatimin e plotë të Marrëveshjes
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai njoftuar se në takim kanë diskutuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugë drejt normalizimit.
Lajçk në një postim në platformën “X” ka shkruar se po bëhen përgatitje për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryenegociatorëve.
“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë.Ne diskutuam në detaje zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak. /Kosova.info/
Good and useful discussion with First DPM @BislimiBesnik in preparation of the next Chief negotiators’ meeting in Vienna today. We discussed in detail the full implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/PHGHHCqjIM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 10, 2024
