Kylian Mbappe në spital
Ylli i Real Madridit Kylian Mbappe është në spital, njoftoi sot klubi madrilen.
Real Madridi luajti baras me Al-Hilal me rezultatin 1:1, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Klubi madrilen njoftoi se Mbappe është diagnostikuar me gastroenterit akut – një inflamacion i stomakut dhe zorrëve i shoqëruar me të vjella, diarre dhe dhimbje barku, i cili mund të shkaktohet nga shumë lloje virusesh, por më të zakonshmet janë rotavirusi shumë ngjitës, virusi Norwalk dhe disa stereotipa të adenovirusit.
Trajtimi kryesor për gastroenteritin është marrja e duhur e lëngjeve dhe në raste të lehta ose të moderuara kjo arrihet me tretësirë rehidratuese orale, ndërsa rastet më të rënda kërkojnë administrim intravenoz.
Mbappe nuk do të jetë në gjendje të stërvitet me shokët e tij të ekipit derisa të jetë plotësisht i shëndetshëm.
