KVPP “Prizreni” kryeson në ligën e të rinjve U15
Të shtunën në Palestrën “Tefik Çanga” në Ferizaj, është zhvilluar java e katërt e Ligës së të rinjve U15. Fitore kanë shënuar skuadrat kryesuese të renditjes duke përforcuar pozitat e tyre.
KVPP “Prizreni” vazhdon të kryesojë renditjen me pikë maksimale 16, i ndjekur nga afër nga KPP TTC Ferizaj me 15 pikë.
KPP “Gani Maloku” ka tubuar 13 para KPP “Ahmet Hoxha MK” me 11.
KPP “Pripingu” në pozitën e 5 ka tubuar 9 pikë, KPP “Ulpiana” në të gjashtën 8, kurse renditjen e përmbyll KPP “Drita M” me 7 pikë. /Kosova.info/
