Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme për FSK-në

Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka postuar në “Facebook”, Propozim Rezolutën për të cilën ka thënë se është e thjeshtë:

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”, ka shkruar ai.

Sipa tij nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.

“Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka thënë Tahiri. /Kosova.info/

Go to TOP