Kush duhet të jetë me ministrat në mbledhjet e Qeverisë?

Pjesëmarrja e këshilltarëve të ministrave e stafit tjetër mbështetës nëpër mbledhjet e qeverisë po kritikohet nga njohësit e protokollit shtetëror.

Tomorr Avdia thekson se një praktikë e tillë përbën shkelje ligjore e protokollare dhe nuk është e zbatueshme as në vendet e rajonit.

Që kjo praktikë të cilën e zbatuan të gjitha përbërjet qeveritare që nga paslufta të ndryshojë, sipas tij duhet iniciativa e qeverisë përmes një akti normativ.

Por me të nuk pajtohet Fadil Maxhuni, njohës tjetër i protokollit sipas të cilit për secilin rast vendos qeveria, e nga ekzekutivi aktual pohuan se po respektojnë vetëm rregulloren e punës.

Go to TOP