Kusari-Lila: S’ka shans që ta përkrahim tërheqjen nga Trusti

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka asnjë shans që ta përkrahin ndonjë tërheqje të mjeteve nga Trusti.

Kusari-Lila tha se ato para janë të dedikuara që të ruhen si instrument që siguron mirëqenien e të gjithë atyre që arrijnë moshën 65-vjeçare

“Në rrethanat aktuale, tërheqja është vlerësuar se nuk i ndihmon kategoritë në nevojë për arsye se nënkuptohet që ata që janë keq ekonomikisht  nuk u bën zgjidhje”, është shprehur Kusari-Lila.

Partitë opozitare janë pro tërheqjes së një shume nga Trusti, në mënyrë që sipas tyre, qytetarët ta kenë më të lehtë ta përballojnë krizën e shfaqur pas luftës në Ukrainë.

Go to TOP