Kosova

Kusari-Lila në Paradën e Krenarisë: Jemi bashkë për të festuar dashurinë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë, që po mbahet në Prishtinë.

Ajo para mediave ka thënë se sot është dita kur duhet t’u tregojmë qytetarëve të Kosovës se jemi bashkë për të festuar lirinë dhe dashurinë.

Kusari – Lila tha se ka informacione që në këtë paradë do të vijnë edhe disa nga ministrat, mirëpo nuk tha asgjë për shefin e saj, kryeministrin Kurti.

“Kam informacione që edhe ministrat do të marrin pjesë. Është një ditë që ne bashkë me të tjerët duhet të tregojmë qytetarëve të Kosovës se jemi bashkë për të festuar lirinë dashurinë, që na takon të gjithëve pa dallim”, tha ajo.

Ndër të tjerash, Kusari-Lila tha se si popull që kemi qenë të cenuar e ‘dimë më së miri se çka është kur të mohohet një e drejtë”

“Një e drejtë e cila jo që nuk duhet me iu mohu, por as me iu kontestu në shoqërinë tonë për të gjithë personat – homoseksualë, lesbianë – sepse shoqëria jonë duhet me eduku që çdo gjë që është pjesë e qenies njerëzore dhe e lirisë elementare nuk është për t’u cenuar. Si popull që kemi qenë të rrethuar, të cenuar, e dimë më së miri se çka është kur të mohohet një e drejtë. Ajo çka ka ndodh në Parlamentin e Kosovës uroj të mos përsëritet, në kuptimin e procesit i cili duhet të rregullojë një të drejtë jete legjitime për të qenë bashkë në një union civil apo martesë dy persona me gjini të njëjtë. Pa qenë me të gjithë koloritin e vet, shoqëria nuk mundet me qenë shoqëri e drejtë dhe e barabartë e demokratike”, ka thënë Kusari – Lila. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort