Kusari Lila fajëson opozitën për ndërprerjen e seancës

Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në një konferencë për media tha se ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.

“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si pasojë e mospjesëmarrjes në votim të opozitës dhe kjo situtatë po përsëritet. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi por ishte opozita që refuzoi të ishte aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot. Opozita duhet të jetë serioze dhe jo të bëjë bllokada duke zgjedhur pikat që atyre u përshtaten”, tha ajo.

Shefja e deputetëve të VV-së u shpreh se grupi parlamanentar i shumicës nuk e përkrahë Ligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

“Mazhoranca është deklaruar, gjegjësisht Grupi jonë parlamentar ka deklaruar se nuk e përkrahë tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe kjo ka të bëjë me ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve. Ajo çfarë opozita ka propozuar është mbështetur nga të tjerët, unë e kuptoj tendencën se të gjithë që kanë fonde në Trust kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato por kjo është afatshkurtër që do të kejtë pasoja afatgjate”, tha Kusari Lila.

Go to TOP