Kusari-Lila: Dallimet mes Thaçit dhe Kurtit janë të mëdha

Kryetarja e Alternativës, njëherësh shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pasur rol në proceset formuese të Kosovës.

Megjithatë, Kusari – Lila theksoi se ka dallime të mëdha mes Thaçit dhe Kurtit.

“Ka dallime te mëdha. Dallojnë  në përgatitje, në përformancë, në përvojë, dallojnë në komunikim. Me Kurtin  jemi në të njëjtën gjeneratë. Në aspektin e diskutimit, kemi shumë më tepër ngjashmëri me Kurtin, sesa me Thaçin që vjen nga një përgatitje tjetër, e po ashtu edhe dallim gjeneratash”.

“E shoh te Kurti qartësimin e mendimit në raport me qeverisjen, te Thaçi  është krijuar respekti i ndërsjellët, por që vizionin përfundimtar nuk kam mundur ta shoh”, deklaroi Kusari – Lila në RTV Dukagjini. 

Go to TOP