​Kurti tregon pse ishte mbrëmë te familja Jashari

Kryeministri, Albin Kurti ka konfirmuar se mbrëmë ka qëndruar në kullën e Jasharëve në Prekaz.

Ai tha se atje u takua me Rifat Jasharin me të cilin tha se folën për shumë çështje si dhe për organizimin e Epopesë së UÇK-së.

“Po kam qenë mbrëmë tek baca Rifat. Kur u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të të pavarësisë, besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse nuk jemi parë kaherë. E kishim lënë që të takohemi dhe shkuam atje. Biseduam për zhvillimet politike, biseduam për shumë çështje, mirëpo zgjidhja është në mesin e këtyre tri subjekteve politike”, tha Kurti para gazetarëve pas takimit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.


Go to TOP