Kurti takon Tytti Tuppurainen në Munih: Mbështetje finlandeze për integrimin evropian të Kosovës

Takimin e radhës në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me deputeten finlandeze, njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokratike në parlamentin e Finlandës dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen. 

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Znj. Tuppurainen shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian. /Kosova.info/


Go to TOP