Kurti pret Sekretarin e RCC-së: Integrimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve të Berlinit janë kyçe për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lidhur me marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, Kurti tha se ato duhet të zbatohen pa vonesa, ndërsa e inkurajoi Kapetanoviqin që të angazhohet për shtyrjen përpara të këtij procesi. /Kosova.info/


Go to TOP