Kurti për ndeshjen Kroaci – Shqipëri: Çfarë Shqipërie!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se pjesa e pare ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

Kurti ka shtuar se “ëndrra vazhdon”.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar kryeministri Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP