Kurti për “Liberation”: Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin francez, “Liberation”, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika. Ai ka theksuar se sulmi ishte akt agresionit nga Serbia, raporto, “Liberation”.

“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, tha theksuar Kurti.

Go to TOP