Kurti pas takimit me Kos thotë se janë “plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së”

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos po qëndron sot në Prishtinë teksa zhvilloi takim me u.d të Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit me këtë të fundit, në një konferencë për media, Kurti tha se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

“Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë. Kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim në sundim të ligjit. Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha mes tjerash Kurti.

Go to TOP