Kurti nesër pret në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do ta pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Zyra kryeministrit ka njoftuar se takimi do të nis në ora 13:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.

Në axhendën e publikuar bëhet e ditur se në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Go to TOP