Kurti në darkë pune me Kallasin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të pres sonte në një darkë punë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Kaja Kallas e cila për herë të parë do të jetë në Kosovë në cilësinë e shefes së diplomacisë evropiane.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, tha Kryeziu.


Go to TOP