Kurti: Lojtarët tanë shkëlqyen sonte
Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur në udhëtim Qipron, me rezultat 0-4, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Për këtë fitore kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se lojtarët tanë shkëlqyen sonte!
“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëlqyen sonte”, tha ai. /Kosova.info/