Kur mund ta kuptoni se personi me të cilin po dilni është i duhuri?
Ekspertët e lidhjeve të dashurisë kanë identifikuar disa shenja që tregojnë se personi me të cilin po dilni është i duhuri.
E para sipas tyre është kompromisi, që konsiderohet si çelësi i çdo marrëdhënie të suksesshme.
Nëse një partner iu dëgjon me vëmendje teksa flisni, kjo mund të jetë një tregues se ai person është i duhuri për ju.
Mosmarrëveshjet nuk janë domosdoshmërish një gjë e keqe në një marrëdhënie.
Në fakt, sipas ekspertëve të lidhjeve të dashurisë në varësi të mënyrës se si i trajtoni ato, ato mund të jenë pjesë përbërëse e jetëgjatësisë së një partneriteti.