Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses nuk jep masa konkrete pas 30 ditësh
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës.
Kryeziu ka shkruar në Facebook se, sipas Kushtetueses, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e mëparshëm, duke bërë që seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 të shpallen të pavlefshme.
Megjithatë, ai thekson se edhe pas këtij vendimi, Gjykata nuk ka dhënë sqarime të qarta mbi masat që duhet të merren pas afatit prej 30 ditësh.
“Interpretimi i aktgjykimit mbetet i paqartë dhe i paplotë,” ka shkruar Kryeziu. /Kosova.info/
Prev Post
Selektori i Zvicrës lavdëron Jasharin
