Kryeziu: Ministri Murati dhe LVV po justifikojnë keqqeverisjen me krahasime të shtrembëruara

Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar ashpër Ministrin Hekuran Murati dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar për krijimin e një narrative të manipuluar për të justifikuar dështimet qeveritare.

Sipas Kryeziut, krahasimet e LVV-së, që përfshijnë periudha të gjata nga viti 2007 deri në 2024, janë të pasakta dhe të njëanshme, pasi nuk marrin parasysh rrethanat ekonomike, sociale dhe politike të secilës periudhë.

Ai e konsideron këtë si një përpjekje për të deformuar të vërtetën dhe për të shmangur përgjegjësinë për performancën aktuale.

Kryeziu theksoi se, në vend që të synojnë përmbushjen e standardeve të një qeverisje të mirë dhe me integritet, Vetëvendosje po përpiqet të krahasohet me keqqeverisjen e së kaluarës, duke shmangur përgjegjësinë për rezultatet aktuale.

Sipas tij, kjo qasje është një formë mashtrimi e dyfishtë: deformim i krahasimeve historike dhe evitim i standardeve që kërkon koha. /Kosova.info/


Go to TOP