Kryetari i AAK-së në Prizren kërkon që partia të shqyrtojë ofertën e VV-së për koalicion: “Koha për vendime shtetërore”

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka bërë thirrje publike që udhëheqja e partisë, e kryesuar nga Ramush Haradinaj, të shqyrtojë me seriozitet ofertën e Glauk Konjufcës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion qeverisës, me synim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në një postim të tij, Krasniqi ka theksuar se dalja e Konjufcës si kandidat për kryeministër ka ndryshuar balancat politike në vend dhe kërkon qasje të re, larg kalkulimeve të ngushta partiake. Sipas tij, Aleanca duhet të vlerësojë mundësinë e bashkëpunimit nëse kjo i shërben stabilitetit institucional dhe zgjidhjes së çështjes së presidentit.

“Kosova ka nevojë për drejtim të qartë. Kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër,” ka shkruar Krasniqi, duke nënvizuar se përgjegjësia politike duhet të prevalojë ndaj interesave partiake./Kosova.info/

Go to TOP