Kryetari Haliti nderon Don Marjan Demaj me mirënjohje për përfundimin e misionit në famullinë e Letnicës

Kryetari komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim udhëheqësin e famullisë së Letnicës, Don Marjan Demaj me rastin e përfundimit të misionit të tij si famullitar.

Me këtë rast, kryetari Haliti e nderoi me mirënjohje Don Marjanin, dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë me Institucionet lokale.


“Kemi shpreh dëshirë të ju nderojmë dhe të ju falenderojmë për bashkëpunimin tejet të mirë që kemi pasur, me qenë se ishin ndër më bashkëpunuesit deri më tani, prandaj në mënyrë institucionale kam shpreh dëshirën të ju falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë këtij misioni”, tha Haliti.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili, i cili po ashtu i ndau një mirënjohje famullitarit Don Marjan Demaj, në shenjë respekti dhe për bashkëpunimin./kosova.info

Go to TOP