Kryetarët e komunave kërkojnë takim me kryeministrin Kurti

Kryetarët e komunave në Kosovë kanë kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin qeveritar për të trajtuar nevojat kërkesat e shqetësimet që kanë komunat e qytetarët.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se ka shumë tema që duhet trajtuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ai tha se në takimet që kryeministri Kurti mban takim me kryetarët komunave, temat po i sjellë me vete, nuk trajton problemet që kane komunat, por për temat që ata i zgjedhin vetë, teksa shtoi se në disa raste këto takime janë të mbyllura për mediat, duke penguar, kështu, informimin e qytetarëve se për çfarë është biseduar në ato mbledhje.

“Ne kemi kërkuar që të jemi transparent ndaj qytetarëve dhe komunat, ueb faqet e tyre tani janë të bllokuara për shkak të nivelit qendror, duke pamundësuar qytetarët të informohen”, deklaroi Ibrahimi në “Lajmet e Fundit”, në RTK.

“Nëse qeveria kërkon që niveli lokal të jetë transparent, atëherë edhe niveli qendror të jetë transparent”, shtoi Ibrahimi.

Ai sqaroi se në takimi n e radhës do t’i ftojmë mediat që të jenë prezent.

Ibrahimi bëri të ditur se sot pasdite kishte marrë një përgjigje nga qeveria për takimin me kryetarët e komunave, ku thuhet se do të ndodhë me 15 maj, mirëpo, shtoi ai, pa sqaruar orën, as vendi,as agjenda e as temat për të cilat do të diskutohen.

“Mendoj se qeveria duhet të jetë më serioze ndaj kryetarëve të komunave”, tha Ibrahimi, derisa shtoi se disa nga problemet që ballafaqohen kryetarët e komunave ende nuk kanë marrë mbështetjen e tyre, duke konkretizuar për dëmet e vërshimeve, pastaj tatimi në pronë, për ç’gjë ai fajësoi ministrin Murati për mosaftësi për të kryer punën si duhet.

“Ministri Murati, pa asnjë konsultë me komunat shkon e merr vendime për plotësim- ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë, ligj i cili ka ngelur në Kuvend, i cili shpresojmë që ky institucion të jetë më i ndërgjegjshëm e të marrë vendim më shpejtë”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se komunat me këtë projektligj dëmtohen komunat me miliona euro.

Go to TOP