Kryediplomati polak sot pritet nga Osmani e Konjufca
Dje pasdite në Kosovë arriti ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbignieë Rau, i cili u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Ndërkaq sot Rau, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i radhës i OSBE-së, do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani e më pas edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Takimi me Osmanin do të fillojë nga ora 09:00 në kabinetin e saj, derisa Konjufca do ta presë atë nga ora 11:20 në kabinetin e tij.