Krizë e zjarrtë e emigrantëve në kufirin francezo-italian
Qyteti italian Ventimiglia, rreth tetë kilometra larg kufirit me Francën, ka qenë sfondi i një krize të vazhdueshme migracioni gjatë tetë viteve të fundit.
Në vitin 2015, Franca rifuti kontrollet e kufijve të brendshëm, duke e kthyer sistematikisht Ventimiglia në një pengesë për migrantët që përpiqeshin të arrinin në vendet e Evropës Veriore, shkruan Euronews.
Sipas rregullave të Shengenit, masa duhet të jetë “e jashtëzakonshme” dhe rreptësisht “e kufizuar në kohë”. Qeveria franceze tha se masa u vendos në përgjigje të “kërcënimit të terrorizmit”.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë deklaroi në shtator se shtyrjet janë të paligjshme. Ato shkelin rregullat e BE-së për kthimin e emigrantëve – thotë Gjykata e Lartë e BE-së – pasi personi në fjalë duhet “t’i jepet një periudhë e caktuar kohore për t’u larguar vullnetarisht nga territori”.
Rreth 40 mijë emigrantë janë kthyer në Itali këtë vit. Shoqatat thonë se herët a vonë, 90 për qind e emigrantëve arrijnë të largohen dhe se kontrollet më të ashpra vetëm e bëjnë kalimin më të rrezikshëm. Që nga viti 2015 rreth 50 emigrantë kanë humbur jetën në tentativë për të kaluar kufirin.
