Krist Dragoti bën veprimin e papritur ndaj ish-vjehrrit

Ditën e dielë këngëtari i njohur, Sabiani, ishte i ftuar në “Portokalli” në Top Channel. Në “Instagram”-in e emisionit të humorit është publikuar një video nga ky moment, i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

Por e gjeni dot se kush e ka pëlqyer këtë postim? Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Kristi Dragot.
Këtë detaj e ka kapur Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një postim në “Instastory”, ku bashkëngjitur me të shkruan:
“Kristi i jep like videos së ish-vjehrrit”, duke e shoqëruar me një emoji të një zemre të thyer.

Kujtojmë se Sabiani hyri sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për të bijën, Keisi, e cila nisi një romancë me Kristin.

Pas daljes nga BB VIP, Keisi u shpreh se nëse Kristi do i shkruante, ajo do i përgjigjej dhe mund të takoheshin. Por Aliaj ishte i prerë me vendimin e tij pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show, që çdo gjë kishte përfunduar mes tyre.

Go to TOP