Krasniqi uron besimtarët për Fitër Bajram: Le të përhapim mirësi dhe solidaritet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e paqes, dashurisë dhe harmonisë në këtë ditë të shënuar.
Në mesazhin e tij, Krasniqi ka kujtuar se Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi, duke ftuar qytetarët të shfrytëzojnë këtë festë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Ai ka përmendur edhe fjalët e Profetit Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve” duke theksuar se kjo është një ditë për t’u afruar me njëri-tjetrin.
“Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri,” përfundon urimi i tij. /Kosova.info/
Prev Post
Sot festohet Fitër Bajrami
