Krasniqi pret në selinë e PDK-së Prattipatin, flasin për zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se respektimi i vullnetit qytetar dhe përmbyllja e procesit në mënyrë demokratike ashtu siç e meriton Kosova, kanë qenë pjesë e diskutimit.

“PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”, thuhet në postim.

Krasniqi ka potencuar se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri strategjik i Kosovës, teksa ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen amerikane ndaj vendit. /Kosova.info/


Go to TOP