Krasniqi: Opozita po i jep avantazh VV-së me mosvotimin e kandidatit për kryeparlamentar
Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen propozimet për kryetar të Kuvendit duke theksuar mungesën e transparencës dhe përgatitjes nga opozita.
Ai tha se kur kërkohen votat e partive të tjera, është e domosdoshme që të zhvillohen konsultime ose së paku emri i kandidatit të bëhet publik para seancës. “Meqenëse propozimet po mbahen të fshehta deri në seancë, sikur të ishin vezë Kinder Surprise, partitë që kanë deklaruar se do të mbështesin vetëm profile të caktuara kandidatësh, duhet të jenë më të përgatitura për të votuar kur paraqitet një kandidat që i plotëson këto kritere,” u shpreh Krasniqi.
Sipas tij duke mos votuar, opozita po i lejon Vetëvendosjes të fitojë betejën publike duke u paraqitur si pala që po përpiqet të konstituojë Kuvendin, ndërsa opozita shihet si bllokuese. /Kosova.info/
