Krasniqi më 5 gusht në “Fadil Vokrri” ndeshet kundër francezit Nadjib Mohammedi
Boksieri i famshëm kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi do të luftojë kundër francezit Nadjib Mohammedi më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lufta parashihet të jetë për titull në kategorinë gjysmë të rëndë.
Krasniqi do të ketë duelin e parë në Kosovë dhe është boksieri i vetëm shqiptar që ka fituar një titull të përkohshëm të botës në boks profesionist në ndonjë nga katër versionet e mëdha të kategorive të Boksit.
Të dy boksierët kanë rezultate të mira në karrierën e tyre.
