Krasniqi: Kurti sulmonte në formën më brutale institucionet, thoshta se Kosova s’do ketë ushtri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Memli Krasnqi ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje(LVV), ku ka thënë se ajo historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së Kosovës.
“Albin Kurti dhe LVV-ja kanë qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë edhe kur e kanë pasur emrin KAN që i kanë pasur dy seli; një në Beograd dhe një në Prishtinë, edhe kur janë bërë parti politike, edhe kur ka funksionuar Albin Kurti sikurse një atom i lirë”, ka thënë i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se Kurti kishte qenë kundër bombardimeve të NATO-s më 1999 në Kosovë.

“Kurti ka qenë kundër Rambujesë, kundër marrëveshjes së Ahtisarit, edhe kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhej shtet, duke nxjerrë njerëz në rrugë të cilët kanë humbur jetën në demonstrata e organizuar nga ai”, ka theksuar Krasniqi.

Më tej, ai ka treguar se Kurti ishte kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilat sipas tij i kanë dhënë perspektivë Kosovës. Sipas Krasniqit, Kurti kishte qenë kundër idesë së shtetit të Kosovës.

“Kurti është i njëjti njeri që ka thënë Kosova s’do të ketë kurrë ushtri. Ky është i njëjti njëri që i ka sulmuar në mënyrë ma brutale institucionet e Kosovës, me mollotov e gazëlotësjellës edhe vet policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi i është kundërpërgjigjur akuzave të LVV-së ku thuhet se në 20 vite ka pasur vetëm shkatërrim.

Sipas Krasniqit, ”nëse në këto 20 vjet qenka shkatërruar Kosova, atëherë paska qenë mirë në vitin 1999 kur është luftuar me Serbinë. Kjo është logjika nëse e dekonstrukton idenë e Albin Kurtit dhe LVV-së që këto 20 vite janë të këqija, po i bie që para 20 viteve ka qenë mirë”.

Go to TOP