Krasniqi kritikon LVV-në: Fitorja s’ka vlerë pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë

Profesori universitar dhe analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar ashpër qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të militantëve të saj lidhur me fitoren e tyre të ardhshme duke theksuar se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është thelbësore për një shtet si Kosova.

Sipas Krasniqit, në një vend që konsiderohet si krizë ndërkombëtare sipas rezolutës së OKB-së, përqindja e votave ka vlerë vetëm kur është e pranuar nga garantuesit e ekzistencës së tij.

Ai nënvizoi se, nëse një qeverisje vepron në kundërshtim me këta faktorë, edhe 90% e votave nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar stabilitetin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP