Krasniqi kritikon Kurtin: Përmend Hotin për një fjalë serbisht, ndërsa vetë jep intervista me ekzaltim në këtë gjuhë
Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për standardet e dyfishta lidhur me përdorimin e gjuhës serbe në komunikimet zyrtare. Ai e ka përmendur një rast kur Kurti ka ironizuar me ish-kryeministrin Avdullah Hoti për një fjalë të thënë në serbisht, ndërsa vetë, sipas Krasniqit, jep intervista në këtë gjuhë “me ekzaltim”.
Krasniqi theksoi gjithashtu arritjen e Hotit si kryeministër në nënshkrimin e marrëveshjes në dhomën ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, një akt që, sipas tij, Kurti mund ta shohë vetëm përmes televizionit.
Sipas Krasniqit, veprimi i fundit i Kurtit synon të zbusë krimin politik të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila, sipas tij, jo vetëm që ka folur serbisht me një kriminel lufte, por ka nënshkruar marrëveshje që dëmtojnë interesat e Kosovës, përfshirë ato të veteranëve të UÇK-së. /Kosova.info/
