Krasniqi: Histeria antiamerikane eshte e pakthyeshme – mediat duhet të ndriçojnë këtë rrezik
Profesori universitar dhe analisti i njohur, Milazim Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për përshkallëzimin e ndjenjave antiamerikane te një pjesë e qytetarëve në Kosovë.
Në një postim të fundit, Krasniqi thekson se komentet dhe reagimet ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, kanë zbuluar një histeri të tmerrshme që po zgjerohet në shoqëri.
Ai sugjeron se media nuk është fajtore për këtë situatë, por përkundrazi, po bën mirë që i bën publike këto ndjenja.
Krasniqi e përshkruan këtë histeri si të pakthyeshme dhe paralajmëron për pasoja të rënda nëse nuk ndërpritet ky trend. /Kosova.info/
