Krasniqi: Debatet për futbollin, pasqyrë e një shoqërie në krizë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka ngritur shqetësimin për debatin e ashpër që po zhvillohet rreth futbollit në disa televizione, duke e quajtur këtë situatë një reflektim të krizës së përgjithshme në shoqëri.

Sipas Krasniqit, kjo shfaq konfliktin e thellë që prek çdo sektor, duke përfshirë edhe sportin, ku diskutimet dhe funksionimi i institucioneve nuk ndodhin në mënyrë normale.

“A e di kush çka po ndodhë me këtë shoqëri?”, pyet Krasniqi, duke theksuar nevojën për reflektim dhe zgjidhje për të kapërcyer këtë gjendje. /Kosova.info/

Go to TOP