Kraki mbron Gashin, por ngre dilema për burimet: Gabimet nuk ishin të qëllimshme
Deputeti i Neziri Kraki nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kritikave të fundit për Shkelzen Gashi duke kundërshtuar linçimin publik ndaj tij dhe duke theksuar se gabimet e evidentuara nuk kanë qenë të qëllimshme.
Kraki ka deklaruar se, ndonëse nuk e njeh personalisht Gashin, nga ajo që ka parë dhe lexuar, ai nuk bën pjesë në grupin e personave që e trajtojnë historinë në mënyrë joserioze apo qesharake.
Megjithatë, deputeti ka shprehur habi lidhur me arsyetimin e Gashit se disa prej të dhënave dhe shifrave janë marrë nga organizata e Natasha Kandić. Sipas Krakut, kjo bie në kundërshtim me deklarimet e mëhershme të vetë Gashit, i cili kishte pohuar se kishte hulumtuar në detaje çdo masakër për një periudhë 4-5 vjeçare.
“Logjikisht, nëse është bërë një hulumtim kaq i thellë, mbetet e paqartë pse është dashur të mbështetet në të dhëna nga Serbia dhe nëse këto burime nuk kanë mundësuar korrigjimin e gabimeve”, ka theksuar ai.
Në fund, Kraki ka nënvizuar se trajtimi i shifrave dhe ruajtja e kujtesës kolektive për vuajtjet e luftës duhet të jetë përgjegjësi e institucioneve shtetërore, e jo e organizatave, ndërsa ka shtuar se, pavarësisht gabimeve, Gashi mbetet një figurë serioze dhe më e dobishme për vendin krahasuar me individë që, sipas tij, nuk kanë lidhje me shkencën dhe librin. /Kosova.info/
