KQZ: Deri në orën 15:00 në veri votuan 203 persona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orë 15:00 në katër komunat në veri të Kosovës 203 persona morën pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve komunalë.

Paraprakisht, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kishin votuar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona. Sërish, sikurse edhe në njoftimin paraprak të KQZ-së, në Zveçan ende askush nuk ka votuar.

Ky proces po mbahet teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve në katër komunat e banuara me shumicë serbe.

“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, tha Radoniqi, i cili shtoi se qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarë.

Go to TOP