KPM merr pjesë në konferencën rajonale për sigurinë digjitale të fëmijëve
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka marr pjesë në konferencën rajonale me temë “Një agjendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor”, të mbajtur në Tiranë.
Sipas njoftimit për media, në fjalën e tij Mehmeti foli për përkushtimin e KPM-së për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme mediale përmes akteve nënligjore, krijimit të bashkëpunimit me organizatat joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve si dhe përmes fushatave dhe aktiviteteve edukuese.
“Ai shtoi se KPM është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimi edhe me platformat për shpërndarjen e videove me qëllim të parandalimit të përmbajtjeve të cilat cenojnë shëndetit moral, mendor dhe fizik të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e KPM-ë.
Në kuadër të punëtorisë mbi sigurinë digjitale të fëmijëve nga KPM kanë marr pjesë Gentiana Çavdarbasha, Besim Rexhepi dhe Luljeta Islamaj.
Tutje theksohet se në fund të takimit krerët e autoriteteve rregullative nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë mbajtur një takim me qëllim të ndarjes së praktikave për mbrojtjen e fëmijëve, përfshi edhe bashkëpunimin me platformën digjitale TikTok. /Kosova.info/