Kosovari bie në radar në Austri, po voziste me shpejtësi 255 km/h

Për shkak të shpejtësisë së madhe, atij i konfiskohet patentë shoferi nga policia austriake.

Një kosovar, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri.

Ai bie në radarin e një patrulle të policisë austriake, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë, njofton albinfo.at.

Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck.

Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë.

Go to TOP