Kosova U20 mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja U20 e Kosovës ka mposhtur me rezultat bindës, 3-0 në sete, Maqedoninë e Veriut në ndeshjen që u zhvillua të dielën pasdite në Gjakovë.

Ishte një paraqitje inspiruese nga “Dardanët”, e cila sigurisht se do të shërbejë si motiv para Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Blendi Haxhikadrija niset nesër drejt Shqipërisë, ku do të kryejë ca sesione stërvitore para ndeshjeve kompetitive. /Kosova.info/

Go to TOP