Kosova U-17 në konkurrencën e femrave luajti baras ndaj Bjellorusisë

Skuadra e Kosovës U-17 në konkurrencën e femrave ka barazuar 1-1 në duel me Bjellorusinë, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kosova U-17 është pjesë e Grupit 1 të Ligës B dhe pas dy ndeshjeve ka katër pikë, duke e kryesuar renditjen e këtij grupi e ndjekur nga Bjellorusia po ashtu me katër pikë, derisa Luksemburgu ka tri pikë.

Të parat në epërsi kaluan futbollistet bjelloruse, me golin e shënuar nga Siniauskaya në minutën e tetë, derisa një pikë të rëndësishme për Dardanet e reja e siguroi Aurora Racaj, në minutën e 71-të.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 30 shtator kundër Luksemburgut.

Go to TOP