Kosova shmang humbjen ndaj Greqisë në frymën e fundit, e shpëton Muriqi

Vetëm pak ditë pas fitores në fushën e Gjeorgjisë, Kosova barazoi 1-1 në “Fadil Vokrri” me Greqia, duke shpresuar ende në një vend në pjesën e sipërme të renditjes në Grupin B, ku kryeson Spanja me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9.

“Dardanët”, edhe pse e nisën mirë takimin, duke rrezikuar me Besar Halimin në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, apo me tentativat e Fidan Alitit e Milot Rashicës sapo kishte kaluar çerek ore lojë, nuk ia dolën të shënon qoftë një gol në pjesën e parë, ndërsa grekët në minutat shtesë të këtij fraksioni kaluan më epërsi me golin e Anastasios Douvikas.

Ky gol i dha më shumë vetëbesim ekipit grek, që u vendos mirë edhe gjatë fraksionit të dytë, për të ruajtur epërsinë, ndërsa “dardanët” pas shumë përpjekjes ia dolën të shmangnin humbjen në minutën e dytë shtesë, falë një goli të shënuar me kokë nga Vedat Muriqi. Kosova me këtë pikë të fituar ruan vendin e tretë me katër pikë, një më shumë se Greqia, që në tri sfidat e para në grup ka marrë tri barazime.

Kosova barazon rezultatin në fund të ndeshjes

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Greqisë në minutat shtesë të ndeshjes.

Vedat Muriqi realizoi në minutën e 92-të për të barazuar rezultatin në 1:1, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Muriqi realizoi me një gjuajtje me kokë.

Kosova pëson gol në fund të pjesës së parë

Kosova ka pësuar gol nga Greqia në fund të pjesës së parë.

Anastasios Douvikas realizoi golin në minutën e 47-të.

Me rezultatin 1:0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës e Greqisë që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit B eliminator të Botërorit 2022.

Go to TOP