Kosova refuzoi gazsjellësin amerikan, Vuçiq udhëton në Rusi për të diskutuar çmimin e gazit rus

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka konfirmuar sot se më 25 nëntor do të udhëtojë drejt Moskës për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, e ku një nga temat do të jetë edhe çmimi me të cilin do ta blejë Serbia gazin rus gjatë vitit tjetër.

Pavarësisht negociatave që janë zhvilluar në mes të një kompanie gjermane dhe drejtorit të “Serbijagas”, për çmimin e gazit që do t’i shitet Serbisë në vitin tjetër do të vendos Vladimir Putin.

“Propozimi i tyre ishte afër 800 dollarë për një metër kub gaz, që është tri herë më i lartë se sa që po e blejmë sot. Nuk mund t’i përballojmë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq thotë se kanë disa rezerva të gazit që është i mjaftueshëm për disa kohë por shton se ai është për “ditë të zeza” dhe se “urren që të harxhojë sasitë e tilla”.

 “Do të luftojmë”, ka thënë Vuçiq.

Go to TOP