Kosova në hendboll fiton ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke fituar me shifrat 24-23.

Në Shkup, të shtunën, u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy kombëtaret dhanë më të mirën.

Dardanët ishin në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja e hendbollistëve kosovarë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes.

Kjo ndeshje i shërben Kosovës për përgatitjet për sfidat kualifikuese me Britaninë e Madhe që janë javën tjetër.

Ndonëse vazhdimisht ishim në epërsi prej disa golave, fundi ishte dramatik. Kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe barazoi, por hendbollistët e Kosovës shfaqën karakter dhe shënuan golin e fitores fare në fund.

Go to TOP