Kosova mirëpret vendimin e moldavëve për zgjedhjen e rrugës drejt BE-së

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Sandu, për fitoren në këto zgjedhje. “Urime, Maia Sandu në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve. Ne mezi presim të punojmë së bashku drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar Kurti në ‘X’. /Kosova.info/


Go to TOP