Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Seniorë në Stamboll

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong po merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Seniorë, i cili po zhvillohet në Stamboll nga 3 deri më 7 shtator.

Në këtë garë prestigjioze, Kosovën po e përfaqësojnë sportistët:

Femra: Leoresa Imeri; Lenë Osmani dhe Shega Hashani.

Meshkuj: Blend Hajdari; Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti.

Delegacioni kosovar shoqërohet edhe nga trajnerët Feat Osmani e Granit Gashi, udhëheqësi i rrugës Dardan Imami dhe anëtarja e bordit të FPPK-së, Blerina Sallaj.

Federata e Pingpongut të Kosovës ka uruar sportistët për paraqitje sa më të suksesshme në këtë kampionat të rëndësishëm rajonal. /Kosova.info/


Go to TOP