Kosova merr një lajm të mirë nga UEFA në 14 vjetorin e Pavarësisë

Sot (17 shkurt 2022), Kosova feston 14-vjetorin si shtet i pavarur dhe demokratik.

Mirëpo, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë nga shtëpia e futbollit, UEFA, të cilët kanë bërë rishikimin e fundit sa i përket koeficientit.

“Dardanët” janë ngritur në nëntë pozita në koeficientin e UEFA-së, ku me dallim nga sezoni i kaluar ku qëndronin në pozitën e 48-të (me 5 mijë e 833 pikë), tani zënë pozitën e 39-të me 8 mijë e 166 pikë, që është ngritje fenomenale.

Tani, Kosova gjendet edhe para Shqipërisë, që më herët kanë zënë pozitën e 41-të (me 7 mijë 250 pikë) dhe tani zënë vendin e 43-të me 8 mijë pikë.

Ndërkohë, Anglia vazhdon të jetë dominuese sa i përket koeficientit me 99.498 pikë.

Go to TOP